Babai i saj feston sot ditëlindjen, urimi i Morenës i tha të gjitha!

  • G.G /
  • 14 April 2021 - 14:38
Babai i saj feston sot ditëlindjen, urimi i Morenës i tha të gjitha!

Dita e sotme është një ditë e veçantë për këngëtaren Morena Taraku pasi babai i saj feston ditëlindjen.

Bukuroshja ka vendosur që ta urojë në një mënyrë speciale, publikisht, ndërkohë ka shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram edhe një foto të të atit, krahas së cilës shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës time, babait më të mirë dhe shokut tim më të ngushtë. Jeta ime nuk ka kuptim pa ty. Të dua, Mo-ja jote.”- teksa lë të kuptohet se kështu i thërret i ati.

Morena ka treguar gjithmonë se është tepër e lidhur me të atin, i cili i është bërë edhe nënë edhe baba, pas humbjes së të ëmës.

Dedikimet e këngëtares për babain s’mbarojnë kurrë dhe ajo ka treguar se s’mund ta falenderojë e vlerësojë mjaftueshëm për të gjitha ato që ai i ka dhënë në jetë.

Pak ditë më parë, Morena festoi ditëlindjen e saj me një organizim luksoz në ambientet e shtëpisë së saj.

Pamjet e eventit ajo i ndau me ndjekësit e saj në InstaStory ku çdo gjë ishte e kuruar deri në detaje, duke nisur që nga dekorimi i ambientit e deri tek torta gjigande me mbishkrimin “King M.T”.

Për të gjithë kuriozët, Morena mbushi 28 vjeç.

(Kosova Sot Online)