“Do merrni mësim nga pedagogu”, mos po vjen një tjetër diss nga Noizy?

  • E.K /
  • 14 April 2021 - 22:15
“Do merrni mësim nga pedagogu”, mos po vjen një tjetër diss nga Noizy?

Pas “Vaksinës” që bëri namin në rrjet dhe i dogji aq shumë reperëve të tjerë, Noizy u kthye në kryefjalën e mediave pas sherreve të njëpasnjëshëm.

Konflikti i tij i fundit ishte me Escobars, ish-mikun e tij me të cilin u përplas ashpër në rrjete sociale.

Reperi tregon se s’ka ndërmend t’i japë më shumë vëmendjen Escobars-it, ndaj do ta lërë me kaq.

“S’do t’i jap më vëmendje. Herës tjetër mos shkruani gjëra koti për vëmendje.”- ka shkruar Noizy, duke e lënë këtu këtë histori.

Megjithëse Escobars vazhdoi të “luftojë” me veten pasi Noizy deklaroi se s’do t’i jepte më vëmendje, postimi i fundit i reperit na ka futur sërish në dyshime.

Mbase Noizy po sjell një tjetër diss të fortë, përderisa fjalët në videon e tij të fundit ishin “Do merrni mësim nga pedagogu”.

Ende s’dihet si do të titullohet ky projekt muzikor i cili lançohet të premten, ndërsa fansat janë të gjithë sy e veshë. Ata besojnë  se reperi do të thumbojë sërish ata që iu hodhën në ‘sulm’ pas “Vaksinës” së titulluar “Një herë e mirë”.

Megjithatë, mbetet të presim deri ditën e premte!

(Kosova Sot Online)