Thuhet se Kida dhe Fifi s’flasin me njëra-tjetrën, por si qëndron puna?

  • 15 April 2021 - 10:34
Thuhet se Kida dhe Fifi s’flasin me njëra-tjetrën, por si qëndron puna?

Mbase fakti që s’janë parë më së bashku i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se dy këngëtaret, Kida dhe Fifi, s’i kanë mirë raportet mes tyre e s’flasin më me njëra-tjetrën.

Këto fjalë shkuan deri në veshin e Fifit, teksa dikush e ka pyetur hapur për raportin me këngëtaren, për t’i dhënë fund dyshimeve.

“A flet me Kidën, sepse të gjithë thonë që i keni të këqija raportet”- e pyet dikush, ndërsa Fifi ia kthen menjëherë:

“Thuaja zemër”- duke etiketuar Kidën e duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre në fakt është shumë e mirë.

Në fakt, rrjeti po ziente gjithashtu nga lajmet që Fifi dhe Luana i kanë prishur raportet, pasi në ditëlindjen e Fifit mungoi urimi publik i moderatores.

Shoqëria e tyre u vu në dyshim në ditëlindjen e Fifit, pasi kudo u vu re mungesa e Luanës. Si fillim, nuk pati asnjë urim publik nga ana e saj, ndërkohë që gjithë miqtë vendosën të bënin postim në rrjete sociale për të. Më vonë ndjekësit kuptuan se Luana nuk kishte qenë e pranishme as në festën e ditëlindjes së Fifit. Fifi festoi 27-vjetorin me miq të shumtë e personazhe VIP, por Luana s’u duk gjëkundi. 

Gjithashtu për këto aludime këngëtarja iu përgjigj ndjekësve, duke shkruar:

“E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”

(Kosova Sot Online)