Enca Haxhia ngacmon imagjinatën e ndjekësve, publikon foto nga shtrati dhe në plan të parë vë…

  • G.G /
  • 17 April 2021 - 10:51
Enca Haxhia ngacmon imagjinatën e ndjekësve, publikon foto nga shtrati dhe në plan të parë vë…

Enca Haxhia përjetoi një eksperiencë të paharrueshme nga pushimet luksoze në Dubai dhe fotot që ka realizuar në këtë vend duket se nuk kanë fund.

Këngëtarja publikoi ditën e djeshme një imazh në të cilin shfaqej mjaft provokuese.

E veshur me një fustan në ngjyrë jeshile neon, ajo vuri në plan të parë gjoksin bombastik, të cilin ia theksonte dekolteja e hapur.

Artistja i kishte kapur flokët dy gërsheta të gjatë dhe kishte bërë make up, duke theksuar më shumë buzët.

“Kurrë mos e humb ‘fëmijën’ që ke brenda”, shkroi Haxhia krahas postimit.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, Enca ka zbuluar se qëllimet e saj për këtë vit janë dy: udhëtime çdo muaj dhe më shumë këngë të publikuara.

(Kosova Sot Online)