Mbani frymën miq! Kjo është vlera marramendëse e pasurisë së Beyonce-s dhe Jay Z!

  • G.G /
  • 17 April 2021 - 14:45
Mbani frymën miq! Kjo është vlera marramendëse e pasurisë së Beyonce-s dhe Jay Z!

Sigurisht, Beyonce dhe Jay Z janë dyshja më e përfolur në mbarë botën dhe gjithçka rreth tyre përbën kuriozitet të madh për publikun. Sidomos kur bëhet fjalë për shifra.

Me siguri ndonjëherë e keni vrarë mendjen me veten tuaj sa mund të jetë pasuria e çiftit të fashmëm, por po t’ju themi një shifër të saktë, do të vendosni duart mbi kokë.

Dyshja numëron një pasuri prej më shumë se një bilion dollarësh dhe nuk është aspak e habitshme!

Beyonce është femra që ka marrë më shumë çmime “Grammy” në histori, ndaj i ka “hak” këto para!

Gjithashtu,  Jay Z ka fituar rreth 27 milionë dollarë më shitjen e albumeve të tij. Pra, janë një çift super i suksesshëm dhe i pasur.

Beyonce është përfshirë në një situatë shumë të vështirë gjatë muajit të kaluar. Këngëtarja me famë botërore ka humbur gjëra me vlerë 1 milion dollarë, pasi hajdutët kanë hyrë në njësitë e saj të magazinimit. Sipas “TMZ”magazinat e artistes janë sulmuar dy herë nga hajdutët, të cilët kanë vjedhur fustane dhe çanta të shtrenjta.

Në bazë të këtyre raportimeve hajdutët janë kthyer një javë pas vjedhjes së parë dhe kanë hyrë me forcë brenda tre magazinave. Burime nga policia kanë bërë të ditur për “TMZ” se investigimet vazhdojnë, por nuk është arrestuar ende askush. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim nga përfaqësues të këngëtares.

(Kosova Sot Online)