Hidhërim për fansat: Reperi i famshëm ndahet nga jeta

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 10:56
Hidhërim për fansat: Reperi i famshëm ndahet nga jeta

Reperi Black Rob, i njohur nga të gjithë si Robert Ross dhe artisti i “Bad Boy”, i njohur më shumë për hitin e tij të vitit 2000 “Woah”, ka humbur jetën në moshën 51 vjeçare.

Ky lajm i hidhur u konfirmua nga ish- shoku i tij i grupit, Mark Curry, i cili postoi një mesazh emocionues në llogarinë e tij në Instagram.

Image

“Rob vdiq rreth një orë më parë”, tha Curry. “Nuk e di nga të filloj, por ju falënderoj të gjithëve për donacionet”.

Ai shtoi, “Ne kemi humbur shumë legjenda dhe nuk kemi mundësi të humbasim më”.

Miku i tij, Mark kishte bërë javën e kaluar një apel të GoFundMe për të ndihmuar Ross ‘të gjente një shtëpi, të paguante për ndihmë mjekësore dhe stabilitet gjatë këtyre kohërave’.

Megjithatë, aktori s’ia doli dot dhe hidhëroi fansat në mbarë botën me vdekjen e tij të papritur.


(Kosova Sot Online)