Britney i përgjigjet për herë të parë shqetësimeve të fansave

  • A.P /
  • 18 April 2021 - 12:36
Britney i përgjigjet për herë të parë shqetësimeve të fansave

Në një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja shprehet:

“Po, jam shumë mirë. Jam pafund e lumtur. Kam një shtëpi të bukur, fëmijë të mrekullueshëm. Po marr një pushim këto kohë sepse po shijoj veten time.”

Megjithëse një pjesë e ndjekësve u gëzua që më në fund Britney iu përgjigj kësaj pyetjeje, pjesa tjetër kishte sërish dyshime.

Kjo për faktin se këngëtarja dukej në siklet teksa fliste, shikonte vazhdimisht nga ana e saj e djathtë dhe video ishte prerë në disa pjesë dhe ishte montuar.

Para disa ditësh Britney Spears reagoi për herë të parë për dokumentarin shokues “Framming Britney” përmes një postimi në Instgaram. Ajo tregoi se ka qarë për 2 javë pasi është ndjerë e turpëruar nga ato çfarë ka parë në dokumentarin për jetën e saj.

“Nuk e pashë dokumentarin, por nga ajo pak që pashë u ndjeva e turpëruar nga ajo që nxorën… qava për dy javë dhe ende qaj ndonjëherë. Bëj çfarë mundem me anën time shpirtërore duke u përpjekur që të ruaj lumturinë time! Kërcimi më sjell gëzim! Unë nuk jam këtu për të qenë perfekte, perfeksioni është i mërzitshëm, unë jam këtu për të përcjellë mirësi”, është shprehur artistja.

Mirëpo, ish-grimieri i saj, Billy Brasfield, u shpreh se Britney i kishte treguar me një mesazh në celular se nuk e kishte bërë ajo postimin në lidhje me dokumentarin.

Por Brtney nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe ka treguar se ajo shkruan vetë gjithçka që poston në Instagram.

“Unë nuk flas me grimierin. Unë i shkruaj vetë postimet e miia. Nuk e di se më kë flet ai, por unë nuk flas me Billy B.”, është shprehur këngëtarja në një prononcim për TMZ.

(Kosova Sot Online)