Ky po që është sukses! Dua Lipa futet në histori dhe s’mund të ishte më e lumtur se kaq

  • G.G /
  • 19 prill 2021 - 10:30
Ky po që është sukses! Dua Lipa futet në histori dhe s’mund të ishte më e lumtur se kaq

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është personfikimi i fjalës sukses. Nëpërmjet një postimi në InstaStory ajo ka zbuluar e emocionuar arritjen e radhës.

Dua ka hyrë në histori dhe është bërë femra e parë me albumin më të dëgjuar në Spotify për vitin 2021.

“E pa vërtetë! Faleminderit njerëz kjo është diçka e çmendur dhe jam shumë shumë shumë e lumtur”, ka shkruar këngëtarja.

Ajo u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total.

Më herët, “Future Nostalgia”, shënoi një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68.926 kopje.

Ditë më parë, Dua Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku shihet krah të madhit Elton John.

Nëpërmjet këtij postimi, Dua tregoi se do të këndojë në eventin e organizuar nga “Elton John AIDS Fountation” për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve me HIV.

“U trondita kur mësova se ka 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në rritjen e ndërgjegjësimit në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV së bashku!“, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

(Kosova Sot Online)