Pas vdekjes së nënës, Melinda del me një mesazh të papritur

  • G.G /
  • 19 April 2021 - 12:57
Pas vdekjes së nënës, Melinda del me një mesazh të papritur

Disa ditë pas vdekjes së nënës, Melinda Ademi vjen me mesazh për fansat e saj.

Ka disa javë prej kur Melinda Ademi ka qënduar larg rrjeteve sociale, kjo për shkak të humbjes së njeriut të dashur, nënës së saj.

Nëna e këngërtares së dashur ndërroi jetë në muajin mars, nga kanceri i gjirit e këngëtarja sigurisht e përjetoi rëndë.

Reperja vendosi që pas 46 ditëve nga kjo humbje e madhe të rikthehet me një postim për ndjekësit e saj, me anë të të cilit falënderon të gjithë për përkrahjen e fjalët e mira që ka pranuar këtë periudhë të vështirë.

Postimi i plotë i Melindës:

“Përshëndetje fansa, kolegë dhe shokë e shoqe. Sot janë bërë 46 ditë që nga vdekja e nënës time dhe pas shumë mesazheve e në pamundësi të ua kthej secilit person, dua të iu falënderoj me gjithë zemrën të gjithëve për përkrahjen e madhe dhe vullnetin që ma keni dhuruar me çdo mesazh të mirë dhe të ngrohtë që më keni dërguar.

Ëndrrën e nënës time që unë të vazhdoj me muzikë dhe ta bëj nënën time krenare do të vazhdojë me plot vullnet dhe u premtoj se do të kthehem edhe më e fortë se kurrë.

Fansat e mi të dashur, ju do Melinda shumë, pa juve nuk do isha këtu dhe ju premtoj që nuk do të iu dëshpëroj në asnjë mënyrë.

Shihemi shumë shpejt”.

Përveç kësaj ajo ka publikuar edhe një fotografi të saj, ku në mbishkrim të saj shkruan “Melinda u kthye, tregoj ndonjë shoku”.

(Kosova Sot Online)