Si po i shkon jeta si beqare? Për Kim Kardashian më mirë se kaq nuk mund të bëhej

  • G.G /
  • 20 April 2021 - 11:43
Si po i shkon jeta si beqare? Për Kim Kardashian më mirë se kaq nuk mund të bëhej

Kim Kardashian tashmë është një grua beqare dhe pritet që statusi i saj i ri të zyrtarizohet së shpejti. Ky duket se është viti i yllit të televizionit, pas shumë ndryshimeve në jetën e saj, por ajo po i kalon të gjitha me shumë sportivitet.

Një burim pranë Kim ka treguar për “E! News” se ajo po e përqafon këtë kapitull të ri në jetë dhe po shijon çdo minutë të tij.

“Kim po kënaqet shumë këto kohë. Ajo ndjehet e lirë dhe shumë e lumtur. Është një epokë e re për Kim. Asaj po i pëlqen shumë fakti që del me miqtë, takon njerëz të rinj dhe që mund të dal jashtë sërish e lirë”, ka thënë burimi, duke shtuar se të gjithë janë të lumtur që ajo po krijon më shumë kohë për veten e saj.

“Kim ndjehet sërish vetvetja. Ajo e ka shprehur se nëse gjen njeriun e duhur është e gatshme sërish për një lidhje. Ajo nuk do diçka serioze, por i pëlqen që po njihet me njerëz të rinj”, ka treguar burimi.

Ndërkohë kujtojmë se para 1 jave edhe Kanye West ju përgjigje kërkesës së Kim për divorc. Sipas një përgjigje ligjore të paraqitur nga avokati i reperit, West, 43, kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre: vajzat North, 7, dhe Chicago, 3, dhe djemtë Saint, 5, dhe Psalmi, i cili do të mbushë 2 vjeçe më muajin maj.

West ka kërkuar gjithashtu të drejtën e gjykatës për mbështetje bashkëshortore dhe që secili prej tyre të paguajë tarifat ligjore. Në dokumentet e siguruara nga “People” arsyeja e vërtetë e divorcit thuhet se janë diferencat e papajtueshme mes dyshes, por nuk ka një datë të saktë për ndarjen.

(Kosova Sot Online)