Ups! “Flirtimet” e Andit me Diona Fonën ia sjellin në majë të hundës Jasminës

  • G.G /
  • 20 April 2021 - 11:45
Ups! “Flirtimet” e Andit me Diona Fonën ia sjellin në majë të hundës Jasminës

Konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Artani, është shfaqur së fundmi si protagonist në klipin e ri të këngëtares Diona Fona.

Projekti i saj quhet “Sheqer” dhe pikërisht për sheqerin ka pasur përplasje të shumta në emision mes Jasminës dhe Andit. Jasmina ka shfaqur skena xhelozie për Andin dhe këngëtaren dhe thumbat e saj kanë qenë të shumtë.

Madje, Jasmina s’duron dot as komentet e Andit për Dionën, komente të cilat i duken si flirtim nga ana e konkurrentit.

“Tik tik tik si dinamit”- shkroi Andi krahas një postimi të këngëtares, ndërsa nuk vonoi reagimi i Jasminës.

“Le nam”- i është përgjigjur ajo komentit të Andit, duke e treguar hapur xhelozinë e saj.

Jasmina dhe Andi kanë qenë prej javësh të tëra një ndër çiftet më të komentuar të këtij edicioni të dytë të “Për’puthen”.

Ata rrëmbyen vëmendjen e publikun që me takimin e tyre të parë, ku shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin. Më tej, Jasmina befasoi me vendimin e papritur në “Për’puthen Prime”, teksa u çua dhe i dhuroi Andit një puthje në buzë në mes të studios.

Jasmina u pa shumë e emocionuar pas puthjes me Andin dhe gjithashtu i konfirmoi Arjanit se kishte përjetuar aq shumë emocione, sa kishte nisur të dridhej prej tyre.

Ajo e ka pranuar që prej fillimit tërheqjen për Andin dhe duket se ky pëlqim po i kthehet në ndjenjë më të fortë.

Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa të njëjtën gjë bëri disa ditë më parë edhe Jasmina.

https://www.youtube.com/watch?v=3SAsrTGvTnc&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)