Njihuni me sozinë e Rihannas

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 18:15
Njihuni me sozinë e Rihannas

Priscilla, një modele dhe ‘influencuese’ 29 vjeçare, shpreson që ngjashmëria e saj me këngëtaren e famshme nga Barbados, Rihanna, t’i sjellë çmimin e madh në konkurrimin Miss BumBum.

Modelja thotë se Rihanna është frymëzimi i saj.

Priscilla nga Brazili beson se i ngjan shumë këngëtares së famshme, si prej tipareve të saj fizike si dhe aspiratave.

Prandaj me cilësitë e saj ajo shpreson të fitojë në konkurrimin e të pasmeve më të famshme ‘Miss BumBum’.

Ajo do të konkurrojë me 27 bukuroshe të tjera nga Amerika Latine edhe pse njihej më parë për ngjashmërinë me këngëtaren.

“Rihanna është një grua e vendosur dhe frymëzuese. Arritjet e saj me frymëzojnë të mos heq dorë nga ëndrrat e mia”.

Priscilla do të konkurrojë së bashku me Carla Jolia, teksa kjo e fundit thotë se përfaqeson nënat në konpeticion.

Carla thotë: “Unë besoj se të gjitha gratë janë të bukura, secila me veçantitë e saj.”

Kompeticioni Miss Bumbum mbylli dje regjistrimet e reja dhe njoftoi se votimet nisin më 1 maj në faqen e saj të internetit.

Pas fazës eliminatore, 15 finalistet do të marrin pjesë në eventin në São Paulo në korrik.

Image


(Kosova Sot Online)