Miku i J.LO flet mbi ndarjen e tij me Jennifer Lopez

  • G.G /
  • 22 April 2021 - 09:31
Miku i J.LO flet mbi ndarjen e tij me Jennifer Lopez

Jennifer Lopez nuk mund t’i besonte më plotësisht Alex Rodriguez para se t’i jepte fund fejesës së tyre.

Sipas një burimi, 51 vjeçarja ishte në vendin e ‘shoferit’ kur erdhi puna për t’i dhënë fund marrëdhënies, të cilat zyrtarisht e njoftuan më 15 Prill.

“Ajo insistoi. Ka shumë çështje që janë të pazgjidhura”, tha një mik i këngëtares për “People”.

“Ajo ndihej e mjerueshme dhe nuk mendonte se ishte në interesin e saj më të mirë të qëndronte me Alex-in.“,shtoi më tej ai.

Megjithëse Alex fluturoi për në Republikën Dominikane, ku ajo po filmon komedinë “Shotgun Wedding” për të riparuar krizën në marrëdhënien e tyre, ajo nuk mund ta mposhte mungesën e besimit të saj.

Ndarja ka qenë e vështirë dhe për fëmijët e tyre, të cilët kanë jetuar së bashku me çiftin.

Jennifer ndan binjakët Emme dhe Max, me ish-burrin e saj Marc Anthony, ndërsa Alex ka vajzat Natasha, 16 vjeç dhe Ella, 13, me ish partneren Cynthia Scurtis.

“Ata janë veçanërisht të trishtuar për fëmijët, pasi të gjithë janë kaq të afërt“, tha burim.

(Kosova Sot Online)