Reperi i famshëm shqiptar publikon librin e tretë, befason me temat që trajton

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 08:45
Reperi i famshëm shqiptar publikon librin e tretë, befason me temat që trajton

Action Bronson, reper shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë ka lansuar së fundmi një libër.

Libri “F*uck It, I’ll Start Tomorrow: A True Story” është i treti që këngëtari ka publikuar. Dy librat e tij të tjerë janë “Stoned Beyond Belief (2019)” dhe “F*ck, That’s Delicious: An Annotated Guide to Eating Well (2017)”.

Ai në këtë libër flet për luftën për peshën, varësinë nga ushqimi dhe udhëtimin drejt vetë-pranimit.

“Sigurohuni që ta merrni tani. Ky është një parathënie për rrugën aktuale të jetës në të cilën ndodhem. Ishte e dhimbshme të lexoja ato që kam shkruar por më ndihmon të ndryshoj përgjithmonë”, shkroi Bronson në postimin e ndarë në rrjete sociale.

(Kosova Sot Online)