Dikur ishin çifti më i përfolur shqiptarë/ Soni Malaj kthehet pas një dekade në studion e Florit Mumajesit

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 12:52
Dikur ishin çifti më i përfolur shqiptarë/ Soni Malaj kthehet pas një dekade në studion e Florit Mumajesit

Dikur ishin çifti më i përfolur shqiptarë, e pas ndarjes i vetmi kujtim prej tyre ka mbetur hiti "Fluturimi 3470" me të cilin ishin pjesë e festivalit Kënga Magjike 2007.

Dhe siç duket do të jetë sërish Kënga Magjike që do t'i bashkojë pasi Soni Malaj është rikthyer për të punuar në studion e Flori Mumajesit pas shumë vitesh.

 Ajo ka punuar për këngën më të re të punuar nga Threedots, me të cilën do të konkurojë në festivalin Kënga Magjike.

Kënga titullohet “Versioni im” dhe për vijën melodike është kujdesur Bruno.

E pyetur nga produksioni i “Këngës Magjike”, Soni thotë:

“Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga mu propozua nga Threedots. Djemtë pasi përfunduan këngën thanë: “Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund ta këndojë.”

Kjo është pjesëmarrja e nëntë e Sonit në këtë festival, pasi baladat e saj përveç se janë pëlqyer, janë vlerësuar edhe me çmime.

(Kosova Sot Online)