Kate Middleton ndan një foto të lezetshme të Princit Louis për 3-vjetorin e lindjes

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 15:36
Kate Middleton ndan një foto të lezetshme të Princit Louis për 3-vjetorin e lindjes

Princi Louis po rritet!

Të enjten, Pallati Kensington zbuloi një foto të re të fëmijës më të vogël të Princit William dhe Kate Middleton përpara ditëlindjes së tij të 3-të.

Fotoja, e cila paraqiste Louis duke hipur në biçikletë para se të nisej për ditën e tij të parë në çerdhe, u bë nga nëna e tij, Dukesha e Kembrixhit.

Vëzhguesit mbretërorë i uruan Louis një "Gëzuar Ditëlindjen" në komentet e Instagramit, ndërsa vunë në dukje gjithashtu ngjashmërinë me vëllezërit e motrat e tij, Princ George, 7 vjeç dhe Princeshën Charlotte.

Louis nuk është i vetmi mbretëror që festoi një ditëlindje këtë javë. 

Të, mërkurën, Mbretëresha Elizabeth II mbushi 95 vjeç, ditë pasi i dha lamtumirën burrit të saj prej 73 vjetësh, Princit të ndjerë Philip.

"Unë me rastin e ditëlindjes sime të 95-të sot kam marrë shumë mesazhe të urimeve të mira, të cilat i vlerësoj shumë," tha Mbretëresha në një deklaratë të shpërndarë në mediat sociale.

(Kosova Sot Online)