Ditëlindja e parë si mama: Pa gjejeni sa vjeç mbush sot Gigi Hadid?

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 15:51
Ditëlindja e parë si mama: Pa gjejeni sa vjeç mbush sot Gigi Hadid?

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid. Për muaj të tërë Gigi e mbajti të fshehtë emrin e vajzës, derisa fansat e mësuan rastësisht nga Instagrami i saj. Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.

Gjatë gjithë këtyre muajve, Gigi është treguar shumë e rezervuar dhe fotot me vajzën numërohen me gishtat e njërës dorë. Së fundmi me rastin e Pashkës, ajo ka ndarë një foto të adhurueshme të vogëlushes. Në imazhin e publikuar e vogla shihet e veshur me një kostum lepurushi, me veshë dhe bisht.

“Lepurushi ynë i vogël. Pashka e parë”, shkroi Gigi përkrah fotos së të bijës.

Edhe këtë herë ajo ja kishte fshehur fytyrën, duke qenë se çifti përpiqet ta ruajë në maksimum privatësinë. Pas publikimit ajo ka marrë qindra komente nga ndjekës dhe persona të afërt që kanë rënë në dashuri me foton e të voglës.

Sot Gigi feston ditëlindjen dhe kjo është ditëlindja e saj e parë si mama. E gjeni dot sa vjeç mbush?

Supermodelja ka lindur më 23 prill të vitit 1995 dhe sot ka mbushur 26 vjeç.

(Kosova Sot Online)