Shota për gratë shqiptare: Habitna kur i shoh gratë që hajnë si gjoja!

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 20:50
 Shota për gratë shqiptare: Habitna kur i shoh gratë që hajnë si gjoja!

Aktorja Shota Baraliu, e shndërruar për një moment edhe në këngëtare, ka qenë në intervistë.

Shota në këtë intervistë ka treguar për punën e saj më të re, si një punëtore e marketingut në Ndërmarrjen “Pastrimi” në Prishtinë.

Por, krahas kësaj ajo është duke u marrë me marketing derisa në njëfarë forme ka përqeshur gratë që e kanë “barkun e madh”.

“Inspirim duhet me pas çdo femër, unë mendoj. Kur unë i shoh femrat me barka të mëdhenj qekaq (bën me mimikë me duar barkun e madh). Unë habitna kur i shoh femrat që hajnë si gjoja, a e dinë, bash me çuditin. Çdo femër duhet me e pas trupin në formë. Ka mundësi për këtë, kur ka mundësi pse mos me e bo”, ka thënë ajo në intervistën e saj.

Shota, tutje ka thënë se ajo është duke ushtru që të jetë një “personal trainer” .

(Kosova Sot Online)