Selena Gomez bën ndryshimin drastik në pamje dhe tashmë nuk njihet më

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 22:33
 Selena Gomez bën ndryshimin drastik në pamje dhe tashmë nuk njihet më

Selena Gomez i është rikthyer stilit të vjetër si bjonde në një moment që askush nga fansat nuk e priste. Pas më shumë se 3 vitesh, kur ajo u shfaq për herë të parë si bjonde, këngëtarja ka vendosur të ndryshojë sërish look. Ishte “Rare Beauty” ajo që publikoi një foto të Selena-s me pamjen e re, që në fakt fansat e pritën goxha mirë.

Edhe këtë herë Selena ja besoi ndryshimin drastik parukierëve të saj prej afro një dekade.

“Kjo bjonde është shumë unike për të, sepse duhej të siguroheshim që do kishte një balancë mes të ftohtës dhe të ngrohtës për tonin e saj të lëkurës. Ky look është trend dhe perfekt për verën. Zakonisht ajo qëndron natyrale, por këtë herë dëshironte një ndryshim të madh”, kanë thënë parukierët e Gomez.

Menjëherë pas publikimitë të fotos nisën komplimentet dhe mesazhet pozitive nga fansat e këngëtares, që tashmë e kanë pagëzuar Selena-n me emrin e ri “Blondelena”. Në vitin 2017-të, në ceremoninë e “American Music Awards”,Gomez u shfaq për herë të parë si bjonde, duke hequr dorë nga ngjyra e aj origjinale, me të cilin ishim mësuar ta shikonim që në adoleshencë. Në fakt disa muaj më parë, Selena kishte shprehur dëshirën që t’i rikthehej modelit të vjetër me flokët bjond, por askush nuk e mendoi që ky ndryshim do të vinte kaq shpejt.

(Kosova Sot Online)