E dhimbshme: Pak orë pasi u bë nënë, Arbenitës i vdes babai

  • E.K /
  • 25 April 2021 - 09:26
 E dhimbshme: Pak orë pasi u bë nënë, Arbenitës i vdes babai

Fero dhe Arbenita gjatë ditës së djeshme zyrtarisht janë bërë prindër. Arbenita ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Nina. Ajo ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram” menjëherë pas lindjes, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen.

Kjo ditë e shënuar, u shoqërua me një tragjedi familjare për Arbenitën pasi në këtë ditë ajo humbi babanë si pasojë e COVID-19.

Këtë lajm e ka bërë të ditur motra e Arbenitës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Unë kam raportu me gjakftohtesi vazhdimisht per rastet e reja me Covid dhe viktimat. Nje nga viktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetes teme, pa te cilin sedi a do te gjej force me per jete Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veq edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e spatem mundsi me u knaq”, ka shkruar motra e Arbenitës.

Babai i modeles ka qenë prej ditësh në betejë me virusin në qendrat e trajtimit në Maqedoninë e Veriut.

(Kosova Sot Online)