Fundi i 'Hercai' dhe suksesi absolut i Akin Akinözü

  • A.P /
  • 25 April 2021 - 21:51
Fundi i 'Hercai' dhe suksesi absolut i Akin Akinözü

Të rrallë janë artistët, të cilët me përformancen e tyre arrijnë ta magjepsin publikun. I këtillë është aktori i mirënjohur turk Akin Akinözü, i cili me rolin e Miranit në serialin "Hercai", arriti kulmin e suksesit, duke fituar zemrat e publikut në mbarë botën pavarësisht religjionit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Image

Sot pas tri sezoneve të sukseshme, ka përfunduar kapitulli i 69 dhe i fundit i "Hercait", në atv - Turqi, derisa ka shkëlqyer profesionalizmi i Akin Akinözü.

Image


Akën Akënözü, lindi në 22 Shtator 1990, në Ankara, Turqi dhe është fëmija i vetëm i aktores Ozlem Akënözü dhe pronarit të restorantit Tamer Akënözü. Gjyshi i tij nga nëna ishte një nga prezantuesit e parë televizivë në TRT (Radio dhe Televizioni Turk). 

Image

Akënözü ndoqi shkollën e mesme Ankara TED, studioi matematikë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, ku jetoi për rreth 6 vjet para se të vendoste të bëhej aktor.

Image


Performanca e Akënözüt, si Miran në serialin Hercai, i ka dhënë atij çmime të tilla si: "Aktori më i mirë në një seri dramatike" (Çmimet e 24-të me lente të arta të Shoqatës së Gazetarëve të Revistave 2019) dhe "Çifti më i mirë në një seri televizive", të cilat ai ndan me  Ebru Sahin (Çmimet e Gazetës Ayaklë 2020). Gjithashtu stacionin televiziv spanjoll "Nova Atresmedia's", u shpall Aktori më i mirë mashkull "Premio Nova Mas" në 2019 dhe" Mister Nova" 2019.

Image

Revista Forbes e përfshiu atë në 10 aktorët më të njohur turk. Ai është aktori më i famshëm turk në Amerikën Latine, Amerikën e Veriut, Azinë Qendrore dhe Evropë, por mbi të gjitha fitoj zemrat e publikut anembanë botës.

Image

Rrugën e suksesit të Akin Akinözü si artist, nuk mund ta ndryshoj njeri, përkundrazi popullariteti i tij i ka thyer kufinjët botëror.

Image
Image

Për të gjithë dashamirët e tij, këtë shkrim dua ta përmbyll, me këngën dhe vallëzimin më të bukur të parë ndonjëherë: Akin Akinözü dhe Ebru Sahin, që bëri bujë në të gjithë botën.

 


(Kosova Sot Online)