Pasi dokumentari i jetës së saj tronditi gjithë botën, Demi Lovato merr vendimin e papritur

  • E.K /
  • 26 April 2021 - 08:41
Pasi dokumentari i jetës së saj tronditi gjithë botën, Demi Lovato merr vendimin e papritur

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato ka rrëfyer para pak kohësh për një dokumentar në lidhje me shëndetin e saj mendor.

Ajo ka zbuluar mjaft të pathëna nga jeta e saj personale teksa ka vënë në fokus overdozën që kishte marrë me substanca narkotike.

Kujtojmë se si pasojë e mbidozës, Lovato ka qenë e shtrirë në spital, teksa ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Së funmdi, ajo ka marrë vendim që të mos flasë më për rikuperimin e saj nga overdoza.

“Unë kam vendosur që ndoshta kurrë nuk do të diskutoj për shërimin tim nga mbidoza”, tha Demi në një intervistë me Zach Sang.

“Nuk është e thënë se rikuperimi im funksionon për të gjithë dhe nuk është një zgjidhje e vetme. Ka të bëjë vetëm me identifikimin e asaj që funksionon më mirë për ju dhe vazhdimin e kësaj ”, shtoi këngëtarja.

Ajo ka publikuar para pak ditësh videoklipin e këngës së saj “Dancing Ëith the Devil”, në të cilën ka rikrijuar momentin më të errët të jetës, atë të overdozës që për pak i mori jetën. Këngëtarja ka treguar se ky projekt ka qenë shumë i vështirë për të për t’u realizuar.

“Krijimi i videoklipit për Dancing With The Devil nuk ishte xhirimi më i lehtë që kam bërë… Unë bëj art për t’u shëruar dhe frymëzuar të tjerët. Unë jam këtu sot dhe jam e lumtur që edhe ju jeni”, ka shkruar ajo përkrah një video të shkurtër shkëputur nga kënga.

Për videoklipin, që u lançua të premten, këngëtarja ka risjellë gjithë momentet që ka kaluar gjatë dhe pas overdozës, duke mbjatur të njëjtin model flokësh, grim dhe një xhaketë jeshile që ka pasur të veshur atë natë.

(Kosova Sot Online)