Për herë të parë pas ndarjes, J.Lo dhe Alex darkojnë bashkë! Çfarë diskutuan në takim?

  • G.G /
  • 26 April 2021 - 11:11
Për herë të parë pas ndarjes, J.Lo dhe Alex darkojnë bashkë! Çfarë diskutuan në takim?

Pas shumë aludimeve, Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez, para disa ditësh pranuan me gojën e tyre ndarjen. Nëpërmjet një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- u shpreh dyshja.

Së fundmi dyshja u panë duke darkuar së bashku gjatë fundjavës në Hotel Bel-Air në Los Angeles. Kështu kanë bërë me dije burimet për Page Six, të cilët thanë se ish-çifti ishte në hotelin luksoz të premten në mbrëmje.

Ky është i njëjti restorant ku ata realizuan takimin e tyre të parë në vitin 2017.  Thuhet gjithashtu se J Lo zotëron një rezidencë prej 28 milionë dollarësh në atë lagje.

Sipas burimit, J.Lo dhe A-Rod dukeshin të afërt dhe takimi dukej miqësor.

“Mes tyre dukej se ende kishte dashuri dhe respekt”, -tha burimi.

Thuhet se ata po vazhdojnë të punojnë së bashku në projekte biznesi, ndërkohë është e paqartë arsyeja e këtij takimi.

(Kosova Sot Online)