Së shpejti pjesë e tregut ndërkombëtar, Enca zbulon surprizën e madhe

  • G.G /
  • 26 April 2021 - 15:18
Së shpejti pjesë e tregut ndërkombëtar, Enca zbulon surprizën e madhe

Enca ka premtuar se 2021 do të jetë viti i saj dhe se do e shijojë në maksimum. Teksa ishte me pushime në Dubai ajo premtoi se do të sjellë shumë këngë të reja dhe se punën do e shoqërojë gjithmonë me pak relaks.

“2021 është viti im! Këtë vit do publikoj shumë këngë dhe do shkoj në pushime çdo muaj”, shkroi Enca në një postim në Instagram.

Në fakt ajo duket se do e mbaj fjalën dhe shumë hite janë rrugës. Para disa ditësh ajo tregoi se po bëhet gati të publikojë këngën “Rakia”, për të cilën u shpreh e bindur se publiku do e pëlqejë shumë.

Ndërkohë ditën e sotme Enca ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet pjesë edhe tregut muzikor ndërkombëtar. Ajo i ka lënë fansat e saj ta pyesin në lidhje me gjithçka që kanë dëshirë dhe një i huaj i ka kërkuar që të flasë edhe në anglisht, sepse ata nuk e kuptojnë kur shkruan në shqip.

“Ti ke më shumë fansa të huaj, kështu që pse flet në gjuhën tënde? Bëje si në Dubai”, i ka shkruar dikush.

“Bëj më të mirën time për të respektuar fansat e mi, shqiptarë dhe të huaj, kështu që përpiqem t’i përziej bashkë të dyja gjuhët. Këngë ndërkombëtare vjen së shpejti”, është përgjigjur Enca.

Ajo nuk ka treguar se për çfarë bashkëpunimi bëhet fjalë , ndaj ne po presim me padurim të mësojmë në vazhdim të tjera detaje. Enca është përgjigjur edhe në lidhje me jetën e saj private. Ajo ka treguar se është beqare, e lumtur me jetën e saj dhe e përmbushur.

(Kosova Sot Online)