Ava Max është në dilemë për look-un e saj dhe ka patjetër nevojë për mendimin tuaj!

  • E.K /
  • 27 April 2021 - 15:40
Ava Max është në dilemë për look-un e saj dhe ka patjetër nevojë për mendimin tuaj!

Këngëtarja shqiptare Ava Max është një prej emrave më të njohur të muzikës në botë, e cila nuk ngurron aspak ta tregojë kudo me krenari origjinën e saj shqiptare.

Gjatë kësaj kohë një vëmendje të madhe ka marrë stili i saj i çuditshëm i flokëve, gjysmë të gjata dhe gjysmë të prera.

Ndonëse jemi mësuar që këngëtaren ta shohim bjonde, ajo ka zbuluar për fansat e saj nëpërmjet një “InstaStory” se po u ndien mungesën flokëve të zinj. Ava tanimë është në dilemë dhe ka gjetur rastin të pyesë ndjekësit nëse duhet t’i lyejë flokët dhe të kthehet në zeshkane apo jo.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka realizuar një intervistë për “Forbes”, ka folur për faktin që tregohet shumë feministe në këngët e saj.

Ava Max tha se nuk i intereson nëse kjo është problem vetëm për një pjesë të njerëzve (referuar meshkujve).

“Unë në thelb e bëj gjithçka një himn femëror. Ky është problemi. Nuk e di në se kjo përbën problem për disa. Mund të jetë për disa njerëz. Nuk është për mua. Është qesharake kur shkon në internet dhe lexon komente të tipit: ‘A do të flasë ajo për burra të ashpër gjatë gjithë kohës?’ Dhe unë them: ‘Po’. Unë i urrej të gjithë ish-partnerët e mi”- u shpreh 26-vjeçarja.

(Kosova Sot Online)