Mbretëresha do të tërhiqet nga detyrat mbretërore

  • E.K /
  • 28 April 2021 - 09:16
 Mbretëresha do të tërhiqet nga detyrat mbretërore

Familja mbretërore është përfshirë tashmë në vorbullën e thashethemeve mediatike.

Spekulimet më të fundit nga shtypi britanik flasin se Mbretëresha do të heqë dorë nga shumë përgjegjësi, ndërsa princi Charles pritet të përjashtojë nga monarkia Harry-n dhe Meghan.

Mbretëresha do të tërhiqet nga detyrat mbretërore pas vdekjes së Princit Philip dhe do të lejojë familjen të marrë më shumë prej detyrave të saj.

Këto pretendime vijnë nga ish-korrespondenti mbretëror i BBC Peter Hunt,i cili ka folur në një intervistë për New York Times.

Madhëria e saj u kthye në punë disa ditë pas vdekjes së princit të Edinburgut, por ka të ngjarë të mos kthehet kurrë me oraret e ngarkuara të takimeve të vrullshme ka thënë korrespondenti Hunt.

Gjithashtu ai ka parashikuar se Mbretëresha mund të jetë e pranishme në Pallatin Buckingham vetëm për dy ditë në javë dhe se shumë përgjegjësi do t’u kalojnë fëmijëve të saj.

Sipas Peter Hunt, mbretëresha me shumë mundësi do të vazhdojë të qëndrojë në Kështjellën Windsor.

Ndërkohë sipas shkrimtares Angela Levin që është marrë me biografitë e familjes mbretërore, planet e princit Charles janë që shumë shpejt të përjashtojë nga monarkia Princin Harry dhe Megan me motivacionin për reduktimin e shpenzimeve.

(Kosova Sot Online)