Performanca e Anxhela Peristerit në “PrePartyEsc” sjell pritshmëri të larta për në “Eurovizion”, ja pse

  • G.G /
  • 28 April 2021 - 13:50
Performanca e Anxhela Peristerit në “PrePartyEsc” sjell pritshmëri të larta për në “Eurovizion”, ja pse

Përfaqësuesja jonë në “Eurovizion” për këtë vit, Anxhela Peristeri ka mahnitur publikun me performancën e saj në “PrePartyEsc”.

Këngëtarja e njohur do të garojë me këngën “Karma”, në natën e dytë të “Eurovision”, më 20 maj në Roterdam.

 “Performanca në PrePartyEsc Tani mund ta gjeni në kanalin tim në YouTube”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Instgram.

Gjithashtu ajo nuk ka harruar të etiketojë edhe bashkëpunëtorët e saj për këngën, si një mënyrë vlerësimi për punën e bërë dhe për arritjen e kësaj këngë deri në “Eurovision”.

Anxhela ka vendosur të këndojë versionin shqip të këngës duke i bërë disa ndryshime të vogla asaj.

Pas një viti pauzë prej situatës së krijuar nga pandemia, “Eurovision” nuk u zhvillua vitin e kaluar, ndërsa këtë vit do të mbahet në Roterdam, nga  datat 18 deri më 22 maj.

Anxhela më herët ka theksuar se një ndër rregullat kryesore këtë vit të Eurovizion-it është se ajo dhe grupi organizativ do të qëndrojnë 13 ditë në Roterdam të izoluar para se të ekzekutojë performancën e saj në festival.

Shpresojmë që këngëtarja të arrijë sa më lart me këngën “Karma” në Eurovision dhe pse jo të mund të rrëmbejë për herë të parë çmimin e madh.

(Kosova Sot Online)