
Lexoni edhe:
Yazmini paraqitet e nxehtë në Dubai
Fero dhe Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale.
Një lajm tjetër i bukur vjen nga Fero! Ai ka paralajmëruar që të gjithë fansat për projektin më të ri muzikor që është një dedikim për bebushen.
Yazmini paraqitet e nxehtë në DubaiLexoni edhe:
Reperi ka publikuar në Instagram një pjesë të audios së këngës, e cila ka fjalë mjaft të ndjera dhe emocionuese që burojnë nga dashuria e një babai.
“Kush po e pret hitin e radhës” ka shkruar ai krahas audios dhe e ka shoqëruar me një emoji bebe për të konfirmuar se kjo i kushtohet të voglës së tij.
Së fundmi reperi ka treguar se Nina ka bërë setin e saj të parë fotografik. Fero ka postuar në Instagram një video të vogëlushes, teksa e bëjnë gati për fotot. Ajo shihet e mbuluar me një veshje në ngjyrë vjollcë dhe rozë dhe në disa sekuenca të videos mund të dallohet një pjesë e vogël e portretit të saj, ndonëse ai ja ka fshehur me një emoji.
Ndryshe nga disa personazhe të tjerë VIP që s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e fëmijës, Fero dhe Arbenita e kanë ndarë mendjen që s’do të na e tregojnë fytyrën e Ninës. Të paktën tani për tani jo.
(Kosova Sot Online)