Angelina Jolie në një lidhje? Ja kush është fatlumi

  • G.G /
  • 29 April 2021 - 11:56
Angelina Jolie në një lidhje? Ja kush është fatlumi

I dashuri i ri i Angelina Jolie është i famshëm dhe i suksesshëm, dhe fansat janë të kënaqur.

Pikërisht një vit më parë, lajmi se  Angelina Jolie  po martohej, tingëllonte si një bombë.  

Brad Pitt është një e kaluar e largët dhe zemra e saj u fitua nga një partner misterioz,shkruajtën mediat botërore vjet,  i cili dihej vetëm se ishte një miliarder dhe kishte në plan të thoshte një "po" fatale në Francë. 

Dasma nuk ndodhi, dhe gjithçka mbeti në nivelin e thashethemeve të mira. 

Pas një kohe të gjatë, mbërrin informacioni më i fundit në lidhje me jetën e dashurisë së aktores Hollywood, e cila është më e lumtur se kurrë. 

Një dashuri e re i ktheu një buzëqeshje në fytyrë. 

Sipas tabloidit "New Idea", pas pesë vjetësh, Angelina ka gjetur një partner të ri, DJ  Diplo.

Një burim pa emër pretendon se aktorja dhe DJ u panë së fundmi në një aheng privat në Los Angeles. 

Spekulimet u nxitën gjithashtu nga Diplo duke botuar në tregime fotografi nga një natë ku Angelina gjithashtu u pa.

(Kosova Sot Online)