Khloe Kardashian ka diçka për të thënë pas lajmeve të tradhtisë së radhës nga Tristan

  • G.G /
  • 29 April 2021 - 13:16
Khloe Kardashian ka diçka për të thënë pas lajmeve të tradhtisë së radhës nga Tristan

Në mediat rozë ka nisur të shpërndahet me shpejtësi lajmi se Tristan Thompson ka tradhtuar sërish Khloe Kardashian. Një 23-vjeçare e quajtur, Sydney Chase, pretendon se ka shkuar me Tristan Thompson dhe se për herë të fundit ka kontaktuar me futbollistin pas 3-vjetorit të vajzës së tij, True.

23-vjeçarja ka shpjeguar situatën me detaje në një video të publikuar në TikTok. Ajo ka treguar se ka pasur një lidhje të shkurtër me Tristan në muajin janar, pasi basketbollisti i kishte thënë se ishte beqar. Si fillim ajo foli në lidhje me këtë çështje në një intervistë.

“Ai më tha se nuk ishte më në një lidhje, kështu që thashë në rregull. Ne biseduam, jemi shoqëruar shumë herë, kemi dalë së bashku. Ndodhi dhe pastaj zbulova se ai nuk ishte beqar dhe e ndava”, është shprehur Sydney në një intervistë.

“Në këtë intervistë, mu bë një pyetje nga mikesha ime Hayden, që unë ju përgjigja me sinqeritet. Megjithatë zbulova një informacion personal për Tristan, për të cilën kërkoj falje, sepse nuk duhej ta kisha bërë këtë gjë. Kemi pasur një lidhje në të shkuarën, më pas unë zbulova se ai ishte në një lidhje dhe i dhashë fund gjërave. Në këtë intervistë, gjërat u ngatërruan teksa ne ishim duke pirë.

Ne jemi takuar për herë të parë në 11 nëntor dhe atëherë nisi gjithçka. Dhe hera e fundit që ne kemi pasur kontakt ishte dita pas ditëlindjes se vajzës së tij, sapo ai u rikthye në shtëpi nga Bostoni”, ka shpjeguar Sydney Chase në videon e saj në TikTok.

Thuhet se ata të dy kanë kryer edhe marrëdhënie bashkë, por Tristan nuk ka reaguar ende në lidhje me këto akuza kaq të forta. Megjitahtë kjo nuk është hera e parë që ai tradhton Khloe Kardashian. Para se ajo të sillte në jetë vajzën e tyre, në media u bë publik skandali i tradhtisë së Tristan Thompson me Jordyn Woods. Pasi qëndruan të ndarë për një kohë të gjatë për shkak të kësaj situate, Khloe dhe Tristan u kthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit disa muaj më parë.

Për herë të parë pas këtyre lajmeve, Khloe ka reaguar në Twitter ku ka shpërndarë një status që të gjithë po përpiqen ta deshifrojnë.

“Njerëzit që nuk hezitojnë të ndajnë një fjalë të mirë ose të bëjnë një vepër të mirë për të ndriçuar ditën e dikujt tjetër janë lloji më i mirë i njerëzve”- ishte shprehja e shpërndarë nga Khloe që s’dihet për çfarë e ka.

Epo, do ta mësojmë!

(Kosova Sot Online)