Pas ndarjes me Alex Rodriguez, Jennifer Lopez takohet me Ben Affleck

  • G.G /
  • 01 May 2021 - 09:54
Pas ndarjes me Alex Rodriguez, Jennifer Lopez takohet me Ben Affleck

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck kanë qëndruar së bashku në Los Angeles, pas ndarjes së fundit të 51 vjeçares nga ish i fejuari, Alex Rodriguez.

Një burim i afërt i Lopez ka thënë për revistën e njohur People se Affleck e ka vizituar të premten këngëtaren në shtëpinë e saj.

“Ata janë miq. Ata kanë qenë gjithmonë miq dhe e kanë qëndruar kështu me njëri-tjetrin, gjatë viteve”, ka thënë ky burim për People.

Rodriguez dhe Lopez, më 15 prill kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë njoftuar për fundin e fejesës së tyre, pas katër vjetëve sa ishin bashkë, shkruan People.

(Kosova Sot Online)