“Dashuri si në përralla!”- Shpat Kasapi feston ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij nuk u kursye: Unë jetoj për ty…

  • G.G /
  • 01 May 2021 - 10:04
“Dashuri si në përralla!”- Shpat Kasapi feston ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij nuk u kursye: Unë jetoj për ty…

Shpat Kasapi feston sot ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij, Selvije Jao i ka bërë një urim të bukur menjëherë pas mesnate.

Make up artistja zgjodhi të publikonte në llogarinë e saj në Instagram një foto me këngëtarin, në të cilën shihet e ulur në prehrin e tij.

Të dy javë veshur me të zeza dhe duken mjaft elegantë. Shpati shihet duke buzëqeshur ndërsa Selvija e ka përqafuar, duke shpërndarë kështu shumë dashuri edhe tek ndjekësit në rrjete sociale.

“Urime ditëlindjen burri im! Je shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Jeta ime nuk do të ishte e njëjtë pa ty. I ke mbushur të gjitha zbrazëtirat e zemrës time.

Më dhe forcë, buzëqeshje e më dhe dashuri si në përralla. Ma more zemrën e i dhe shtëpi dhe lumturi. Mbreti im ti, më je bekim!

Të dua aq shumë sa që nuk e them dot me fjalë, por ti e di se sa! Të uroj shumë shëndet e të gjitha të mirat o jetë, se buzëqeshja jote meriton shumë!

Butësia dhe forca jote më ka bërë të kuptoj se çfarë është dashuria! Mos ndrysho kurrë e unë do ta fal të gjithë jetën time për lumturinë tënde! Të dua më shumë se veten burri im!”, ishin fjalët e Selvijes për partnerin e saj.

Ndërsa në Instastory, ajo publikoi një video krah së cilës shkroi: “Je gjithçka që dua! Më fal që gjithmonë t’i prish flokët e ta zë frymën duke të të përqafuar. Unë jetoj për ty jetë!”.

Dyshja u fejuan disa muaj më parë e më pas e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë sipas rregullave të fesë islame.

Shpati dhe Selvija kanë treguar se dëshirojnë shumë që së shpejti të bëhen edhe prindër.

(Kosova Sot Online)