Do të ketë dasmë dhe pikë! Luana dhe Krenari, gati t’i thonë “PO” njëri-tjetrit

  • G.G /
  • 01 May 2021 - 14:48
Do të ketë dasmë dhe pikë! Luana dhe Krenari, gati t’i thonë “PO” njëri-tjetrit

Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë. Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj.

Mirëpo, Shqipëria është një vend kaq i vogël dhe sekretet nuk zgjasin gjatë!

Luana dhe Krenari janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të gjithë jemi dëshmitarë të lidhjes së tyre, që duket se më në fund do të kurorëzohet me martesë!

Sipas “Balkanweb”, ata janë gati t’i thonë “Po” njëri-tjetrit dhe përgatitjet për dasmën kanë nisur.

Ceremonia e tyre që mendohet të jetë shumë private, do të mbahet në muajin shtator, ndaj 30-vjetori do ta gjejë me një status të ndryshuar moderatoren.

Vetë Luana s’ka dhënë ende asnjë informacion lidhur me dasmën e shumëpërfolur, ndërkohë që fansat e saj presin me kuriozitet të madh çdo të re.

Së fundmi, Luana përfundoi me sukses emisionin e saj “Shiko Kush Luan” dhe i është rikthyer studios muzikore, për të na sjellë një projekt të ri, ashtu siç ka paralajmëruar.

Deri në sezonin e verës ajo do të ketë gati disa këngë të reja të punuar nga disa producent, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorin e hershëm të saj, Bini Diez. Por surpriza më e madhe është bashkëpunëtori tjetër, me të cilin Luana ka vendosur të punojë për një këngë të re. Është mësuar se një nga këngët e Luanës po punohet nga Yll Limani dhe kjo është hera e parë që dyshja bashkëpunojnë për projekte muzikore.

(Kosova Sot Online)