Një këngë ritmike për të na ngrohur zemrën, Fifi dhe Bruno tregojnë si lindi bashkëpunimi i parë mes tyre

  • G.G /
  • 03 May 2021 - 10:11
Një këngë ritmike për të na ngrohur zemrën, Fifi dhe Bruno tregojnë si lindi bashkëpunimi i parë mes tyre

Fifi kishte paralajmëruar prej kohësh se këtë vit do të vinte në “Kënga Magjike” në një bashkëpunim me Brunon e “Three Dots”. Ditën e sotme dy artistët prezantuan këngën e tyre, që ishte mjaft ritmike dhe që mund të jetë një nga pretendentet për çmimin e madh. Kënga mban titullin “Fiksim” dhe është mjaft ritmike, ideale për ditët e verës.

Para prezantimit të këngës, këngëtarët thanë se dëshira për një bashkëpunim mes tyre kishte qenë e përbashkët.

“Ishte një fiksim prej kohësh. Jemi miq prej shumë vitesh me Brunon dhe na erdhi momenti që ta kemi dhe një gjë bashkë”, tha Fifi.

Më pas Ardit Gjebrea i pyeti dy këngëtarët:

“Ju të dy tashmë shkruani këngë edhe për artistë të tjerë, jo vetëm për veten tuaj. Tek kjo këngë që do këndoni sot kush e ka pjesën e luanit?”.

“Pjesën e luanit? Flori…”, tha Fifi duke qeshur.

Këngëtarja është diskutuar shpesh për raportin e saj me Flori Mumajesin. Para disa ditësh Fifi realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit në InstaStory ku u pyet dhe për raportin me Florin.

“Çfarë është për ty Flori Mumajesi?”, pyeti ndjekësi.

“Pika e dobët!”, iu përgjigj ajo duke bërë sërish lëmsh rrjetin mbi marrëdhënien që ata kanë.

Ndërkohë e ftuar para disa kohësh në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Fifi foli më në fund dhe tregoi se Florin e ka thjesht një mik të mirë. “Florin e kam shok, sepse është djalë flori”, u shpreh asokohe këngëtarja.

https://www.youtube.com/watch?v=iyNaMna6wOU&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)