Ribashkohet grupi i famshëm “Spice Girls” zbulohen detajet e projektit të ri

  • G.G /
  • 05 May 2021 - 09:54
Ribashkohet grupi i famshëm “Spice Girls” zbulohen detajet e projektit të ri

Spice Girls po mendojnë për një vazhdim të filmit të tyre të vitit 1997, Spice World. Grupi me famë botërore që u nda në vitin 2000, flitet se i është drejtuar një skenaristi të njohur për filmin e dytë për të shënuar 25 vjetorin.

Melanie C, Emma Bunton dhe Mel B kanë rënë dakort ndërsa po shpresojnë shumë që dhe Victoria Beckham të bëhet pjesë, pasi refuzoi ribashkimin në turneun e tyre të fundit.

“Është ende në fazat e hershme por ata po flasin me emra në biznes, gjë që dëshmon se e kanë marrë seriozisht rikthimin në ekranin e madh”, tha një burim për “The Sun”.

Hera e fundit që grupi u ribashkua ishte në vitin 2019, kur ata kryen një turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Filmi i parë theu rekorde fitimesh me më shumë se 125 milion dollarë, duke u bërë filmi më fitimet më të larta të të gjitha kohërave nga një grup muzikor, pavarësisht se u prit me mjaft kritika.

Koncerti i parë në Dublin, vetëm fillimin e pati të lumtur. Fansa shprehën në Twitter zhgënjimin ndaj koncertit për shkak se nuk dëgjoheshin zërat e vajzave të grupit.

Sipas disave, shumë njerëz u panë duke u larguar nga teatri, ndërsa kishte edhe shumë ankesa edhe për vlerën e biletës, që kushtonte nga 66 paundë deri në 146 paundë.

(Kosova Sot Online)