“Don’t Start Now” nga Dua Lipa arrin 500 milionë klikime në YouTube

  • g./g /
  • 05 May 2021 - 11:46
“Don’t Start Now” nga Dua Lipa arrin 500 milionë klikime në YouTube

Dua Lipa shënoi një sukses të ri në karrierë.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në muzikë.

Ajo numëron shumë projekte muzikore, me të cilat çdo herë kryeson tabelat, ndërsa lë pas shumë prej emrave të njohur të kësaj fushe.

Tani, kënga “Don’t Start Now” e Dua Lipës ka kaluar shifrën prej 500 milionë klikimeve në kanalin YouTube.

Kjo njëherësh bëhet kënga e shtatë me videoklipn nga kjo artiste, që e arrin këtë shifër rekorde të klikimeve.

(Kosova Sot Online)