Lot, dhimbje dhe emocione, Capital T publikon këngën e re dedikuar Kosovës

  • G.G /
  • 06 May 2021 - 10:55
Lot, dhimbje dhe emocione, Capital T publikon këngën e re dedikuar Kosovës

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Capital T ka publikuar këngën më të re “Rrushe”. Vetë artisti është shprehur se ky projekt ka një domethënie të veçantë për të, pasi i dedikohet Kosovës, të kaluarës së shtetit tjetër shqiptar dhe të ardhmes së saj. Kënga do të jetë pjesë e serialit më të ri, me po të njëjtin emër. “Rrushe” dhe do të lancohet me 9 Maj.

Ndërsa Capital T reflekton mbi gjendjen aktuale, në klip janë përfshirë skena nga seriali, të ndërlidhura me tekstin që prek realitetin shqiptar. “E ardhmja po ushqehet veç me propaganda, po m’dhimet nana, e madhe plaga, zemra e saj po kan, andrat mesin andrra, ppo m’dhimet baba, e myti gajlja, s’po mun me dal pi vetes, andrrat mesin andrra.”, janë disa nga fjalët e tekstit.

https://www.youtube.com/watch?v=WyOJYpCtvi8

(Kosova Sot Online)