Liam i thotë mirupafshim përgjithmonë Miley-t! Aktori gati të martohet me modelen e njohur

  • 07 maj 2021 - 09:48
Liam i thotë mirupafshim përgjithmonë Miley-t! Aktori gati të martohet me modelen e njohur

Liam Hemsworth është gati që të shkojë sërish drejt altarit, pas martesës së tij tetë mujore me Miley Cyrus. Thuhet se aktori i njohur mund të martohet së shpejti me Gabriella Brooks, me të cilën nisi një lidhje në dhjetor të 2019-s, pak muaj pas ndarjes nga Cyrus.

“Liam dhe Gabriella kanë nisur të kenë një marrëdhënie më serioze. Ata nuk janë gati që ta bëjnë të ditur për publikun, por miqtë e tyre dhe familja e dinë se sa të afërt janë ata dhe sa afër mund të jetë fejesa”, tha një burim, duke shtuar se 31-vjeçari e ka pasur shumë të vështirë që të harronte ndarjen nga Miley Cyrus.

“Liami shikon vëllezërit e tij dhe do të donte shumë që një ditë të kishte një martesë të gjatë me partneren e tij. Ai është gati që të marrë rolin e bashkëshortit, ai do thjesht të ketë shumë besim tek marrëdhënia me Gabriella para se t’i bëj propozimin!”, tha ndër të tjera burimi për aktorin.

Gjithashtu thuhet se aktorit i pëlqen shumë fakti që të dashurës së tij nuk i pëlqen vëmendja mediatike, diçka të cilën ai e ka pasur shumë problem gjatë romancës me këngëtaren e hitit “Wrecking Ball”. Liam Hemsworth u martua me Miley Cyrus në dhjetor 2018-të pas një lidhjeje prej një dekade dhe finalizuan divorcin me njëri-tjetrin në janar të 2020-s.

(Kosova Sot Online)