Gjithçka në jetë e ndajnë bashkë! Arbana dhe Eduarti festojnë sot ditën e tyre të lindjes

  • G.G /
  • 07 May 2021 - 13:38
Gjithçka në jetë e ndajnë bashkë! Arbana dhe Eduarti festojnë sot ditën e tyre të lindjes

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një prej çifteve më ‘cute’ të showbiz-it, të cilët i kanë bërë të gjithë për vete me historinë e bukur të dashurisë.

Ata u njohën në punë, u dashuruan, nisën bashkëjetesën dhe tashmë janë bërë prindër të vogëlushit me emrin më të veçantë, Diell.

Moderatorja dhe regjisori ndajnë gjithçka bashkë, madje edhe ditën e tyre të lindjes. Sot, më 7 maj, ka festë në shtëpinë e Arbanës dhe Eduartit.

Për të gjithë kuriozët, Arbana ka lindur më 7 maj të vitit 1983 dhe sot ka mbushur 38 vjeç, Eduarti ka lindur 4 vite pas partneres, pra ai mbush 34 vjeç. Megjithatë, diferenca në moshë nuk i pengon aspak dy të dashuruarit.

Si rrallëherë, moderatorja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shkëmben me partnerin një puthje në buzë, teksa i shkruan fjalët më të ëmbla duke e uruar për ditëlindje:

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua! @eduartgrishaj“

(Kosova Sot Online)