Gati për “Vuj Vuj Vuj 2”? Dafina iu përkushtua tërësisht dhe është gati ta plasë bombën!
Keni kërcyer e jeni dëfryer një vit më parë me hitin e Dafina Zeqirit “Vuj Vuj Vuj”, që ka arritur 23 milion klikime në Youtube.
https://www.youtube.com/watch?v=c7O2omA081k&feature=emb_title
Po t’ju themi që po vjen pjesa e dytë e kësaj këngë, gati për verën e nxehtë që na pret para? E kemi të nevojshme një këngë ritmike, ndaj Duffy i di dëshirat tona.
“Vuj Vuj Vuj 2” po punohet me përkushtim të madh dhe mund të publikohet më shpejt nga ç’e presim. Në fakt, s’kemi një datë publikimi por kemi një super video të Dafinës me stafin e saj, që na përgatisin për projektin e ri që na pret.
Mezi po e presim!
Në muajin shkurt, Dafina Zeqiri zbuloi se i ishte nënshtruar një operacioni të vështirë në gju, pas dëmtimit të ligamenteve të tij. Ajo ndau me ndjekësit e saj video të ndryshme për të treguar se sa zgjati dhe si shkoi periudha e rikuperimit për të. Këngëtarja tregoi se gjatë asaj kohe të vështirë pati pranë gjithë njerëzit e saj, sidomos të dashurin, Dj Geek, që i qëndroi tek koka duke u kujdesur vazhdimisht për të.
Fatmirësisht kjo periudhë delikate ka kaluar plotësisht për këngëtaren dhe ajo i është rikthyer aktivitetit të saj normal fizik. Dafina ka ndarë më herët në rrjete sociale një video duke u stërvitur sërish në palestër 3 muaj pas operacionit. Siç duket këtë rikthim ajo e ka shijuar shumë, ndaj e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
“3 muaj pas operacionit! Le të qëndrojmë të shëndetshëm! Le të bëhemi fit! Tërhiq qëllimet e tua! Mund ta bësh nëse e do me të vërtetë”, ka shkruar Dafina në postimin e saj.
Operacioni i vështirë në këmbë nuk e ndali Dafinën që të realizonte një nga projektet e saj më të suksesshme në karrierë. Gjatë kohës që ishte duke u rikuperuar, këngëtarja xhiroi dhe publikoi këngën “Duro”, që përcolli një mesazh shumë të fortë tek të gjithë fansat e këngëtares. Ky projekt madje arriti të parandalonte shumë vetëvrasje, ndaj Dafina ka marrë falenderime të shumta për publikimin e saj.
(Kosova Sot Online)