Era Istrefi përsëri me një "look" të ri

  • G.G /
  • 08 May 2021 - 09:41
Era Istrefi përsëri me një

Të gjithë e dimë se këngëtarja Era Istrefi vdes të luajë me look-un e saj! Thuajse çdo stinë, atë e kemi me një ngjyrë e model të ri flokësh dhe duhet ta pranojmë, i shkon shumë çdo pamje.

Madje, këngëtarja s’mund ta linte pranverën të kalonte pa ndryshuar sërish look! Era ka ndarë me ndjekësit foto me modelin e ri të flokëve, ku mori vëmendjen e të gjithëve teksa shfaqej me flokët gërsheta, të cilat i kishte lëshuar në fund.

Duket se Erës po i pëlqen shumë pamja e re, të cilën presim ta shohim sa kohë do t’i zgjasë!

Artistja është bërë shumë hermetike kohët e fundit dhe përveç faktit se nuk është aktive në muzikë, poston shumë rrallë edhe në rrjetet sociale. Megjithatë, Era herë pas here na ka treguar të reja të fundit nga jeta e saj dhe njëra prej tyre është ndryshimi i look-ut.

Në shkurt të këtij viti, këngëtarja s’i rezistoi tundimit për të prerë baluke dhe i realizoi ato!

Ditë më parë, Era iu bashkua listës së personazheve të njohur publikë që kanë kryer vaksinimin kundër Covid-19 dhe zbuloi se çfarë vaksine ka marrë dhe nëse ka pasur ndonjë simptomë.

“Ndihem normale pas vaksinës së covid. Për ata që pyesin, ishte Pfizer. Ju uroj të gjithëve shëndet”, shkroi Era në Instagram.

(Kosova Sot Online)