Të gjithë sytë tek ajo! E huaja gjermane shkruan për Dhurata Dorën!

  • G.G /
  • 08 May 2021 - 09:54
Të gjithë sytë tek ajo! E huaja gjermane shkruan për Dhurata Dorën!

Dhurata Dora është një emër jo pak i njohur së fundmi edhe në Gjermani, e cila po korr sukses të madh me hitet e saj. I preferuari i të gjithëve është “Zemër” në bashkëpunim me “Soolking”, ndaj edhe mediat gjermane e përmendin si këngëtaren e këtij hiti.

Dora ka nënshkruar së fundmi një kontratë me markën e famshme “Puma”, ndaj “She Got Moves” e prezanton këngëtaren shqiptare me publikun e huaj që ende nuk e njeh.

“Të marrësh pjesë në fushatën ‘Ajo Na Lëviz’ dhe ta përfaqësosh atë si e bija e një emigranti që ka gjetur mesin e saj të artë të pavarësisë midis dy botëve kulturore do të thotë shumë për mua,”, citohet të ketë thënë Dhurata.

Së fundmi është bërë e ditur se Dhurata do të bashkojë forcat me reperin Don Xhoni, për të sjellë një super bashkëpunim. Dueti është në realizimin e sipër dhe do të publikohet në muajt në vazhdim. Ndërkohë nuk dihen ende detaje të tjetra dhe pritet që të mësojmë diçka më tepër javët në vazhdim.

Vitin e shkuar, Dhurata theu çdo rekord në tregun muzikor shqiptar me super hitin e saj, “Harrom”. Po ashtu ajo solli një super bashkëpunim me Azet, “Fajet”, që numëron mbi 38 milionë shikime dhe bëri xhiron e gjithë botës.

(Kosova Sot Online)