Tayna tregon flokët natyrale në fotot e fundit, vëmendja shkon diku tjetër

  • G.G /
  • 08 May 2021 - 15:49
Tayna tregon flokët natyrale në fotot e fundit, vëmendja shkon diku tjetër

Tayna shfaqi linjat në fotot në bikini.

Rep-artistja Tayna këto ditë ka përfunduar videoklipin e ri dhe tashmë i duhet pak pushim.

Me këtë rast, ajo vendosi që të udhëtojë në ishujt Maldive, ndërsa nuk ka harruar që të sjell për fansat fotografi e video nga atje.

Në imazhet e fundit, Taynën e shohim më ndryshe prej paraqitjeve të tjera, duke treguar flokët natyrale.

Ajo shfaqi flokët më të shkurtër e kaçurrela, teksa po bëhej gati të merrte rreze dielli buzë plazhit në Maldive.

Por, e gjithë vëmendja në këto fotografi ishte tek format trupore të Taynës, të cilat dukeshin joshëse.

Fillimisht ajo u fotografua para pasqyrës, ndërsa në imazhin tjetër tregoi gjoksin në bikini bardhë e zi.

(Kosova Sot Online)