Geti, Majki e Ermali bëhen bashkë!

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 10:03
Geti, Majki e Ermali bëhen bashkë!

Para pak ditësh Ermal Fejzullahu zbuloi se ka bashkuar forcat për një bashkëpunim me reperët, Ghetto Geasy dhe Majk. Ermali tha se projekti është gati, sepse xhirimet kanë përfunduar dhe se kënga do të publikohet së shpejti.

Në fakt tre artistët e mbajtën fjalën dhe kënga do të publikohet brenda pak ditësh.

Të tre këngëtarët kanë postuar në adresat e tyre në Instagram datën 12 maj, që me siguri bëhet fjalë për bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre. Detaje të tjera nga kënga nuk dihen, por me siguri do të jetë hit i kësaj vere.

Image

(Kosova Sot Online)