Pra, kjo paska qenë rruga “e shpejtë” e ribashkimit të J.Lo dhe Ben Affleck!

  • G.G /
  • 11 May 2021 - 15:58
Pra, kjo paska qenë rruga “e shpejtë” e ribashkimit të J.Lo dhe Ben Affleck!

17 vite pasi ndanë rrugët me njëri-tjetrin, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë sërish bashkë. Pasi të dy morën pjesë në koncertin e “VAX Live” në Los Angeles ditën e diel , ata udhëtuan bashkë drejt Yellowstone Club në Montana. Thuhet se ata të dy kanë pushuar bashkë aty për rreth 1 javë.

“Ata të dy ishin vetëm. Vetëm ata të dy”, tha një burim për “E! News”.

Ata kanë qëndruar bashkë në një njëjtin resort dhe kanë udhëtuar me njëri-tjetrin me një makinë. Pasi kanë përfunduar pushimet ata janë larguar sërish me njëri-tjetrin dhe pasi arritën në Los Angeles shkuan bashkë në shtëpinë e J.Lo në Bel-Air.

Ky lajm vjen një muaj pasi Jennifer u nda përfundimisht nga Alex Rodriguez pas 4 vitesh lidhje. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Jennifer shfaqet pas këtij momenti në shoqërinë e Ben Affleck. Pak ditë pas ndarjes, Ben u pa në shtëpinë e Lopez, por asokohe u tha se ata të dy janë thjesht miq me njëri-tjetrin.

Por, si erdhi kaq shpejt ribashkimi? Burimet tregojnë për TMZ se Ben dhe JLo ishin në kontakt shumë të rregullt me ​​e-mail që prej fillimit të shkurtit kur ajo udhëtoi në Karaibe për të filluar xhirimet e “Shotgun Wedding”.

Thuhet që toni i e-maileve nuk ishte thjesht miqësor dhe vinte gjithmonë e më shumë duke u ngrohur.

Burimet thonë se e-mailet gjithashtu i referoheshin dashurisë së JLo për shkrimet e Ben dhe përfshinin një rresht që ai të ishte në gjendje të “zotëronte zemrën e saj” me penën e tij.

Mësohet se ata vazhduan t’i dërgojnë e-maile njëri-tjetrit disa me radhë, gjatë kohëzgjatjes së xhirimit të JLo, që përfundoi në fund të prillit.

Thuhet se nuk kishte asnjë kontakt fizik ose takim ndërmjet tyre gjatë kësaj kohe, megjithatë email-et e bënë punën e tyre.

Vetëm dy javë pas prishjes së fejesës me Alex Rodriguez, J.Lo u oa në krahët e Ben Affleck. Email-et e bënë punën e tyre!

(Kosova Sot Online)