Alex Rodriguez është shokuar nga rikthimi i Jennifer Lopez me Ben Affleck

  • G.G /
  • 12 maj 2021 - 08:01
Alex Rodriguez është shokuar nga rikthimi i Jennifer Lopez me Ben Affleck

Lajmet për rikthimin e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, kanë shokuar ish-partnerin e Lopez, Alex Rodriguez.

“Ai është i lënduar dhe i shokuar nga fakti që Jennifer ka rinisur kaq herët jetën e saj. Ai është përpjekur ta takojë, por Jennifer është treguar shumë e prerë me të.”, thanë disa burime pranë tij.

Kujtojmë se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shijuan një arratisje romantike së bashku në një vendpushim luksoz skish në Montana gjatë fundjavës.

Kjo ka ndezur edhe më tepër thashethemet që ish-çifti i famshëm, i njohur atëherë si ‘Bennifer’, janë rikthyer sërish bashkë.

Jennifer dhe aktori janë parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, që nga koha kur kjo e fundit ka shpallur ndarjen me Rodriguez. Dyshja ishin fejuar në vitin 2002 por u ndanë zyrtarisht në 2004, duke shkaktuar jo pak bujë dhe diskutime në mediat rozë.

(Kosova Sot Online)