Angelina Jolie për partnerin e ardhshëm: Kam një listë me kërkesa

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 08:07
Angelina Jolie për partnerin e ardhshëm: Kam një listë me kërkesa

Angelina Jolie ka qëndruar për një kohë të gjatë beqare dhe tani po i shikon pretendentët e mundshëm bazuar në një listë me gjërat që ata nuk duhet të bëjnë. Në një intervistë me “Daily Pop”, aktorja tregoi se ka disa rregulla për romancën që do ketë në të ardhmen.

“Kam një listë të gjatë me gjëra që ai nuk duhet të bëjë. Kam qenë beqare për një kohë të gjatë”,-tha Jolie.

Aktorja tregoi se deri më sot ishte fokusuar tek fëmijët dhe tani janë vetë ata që i kërkojnë të shohë veten e saj. “Kam 6 fëmijë. Duhet të sigurohem që ata janë mirë. Por tani janë ata që duan të sigurohen që unë jam mirë”-u shpreh Jolie.

(Kosova Sot Online)