Arrestohet ish i dashuri i Baby G, i cili ishte i përfshirë në vrasjen shokut 27-vjeçar në Tiranë

  • G.G /
  • 12 maj 2021 - 10:32
Arrestohet ish i dashuri i Baby G, i cili ishte i përfshirë në vrasjen shokut 27-vjeçar në Tiranë

Mehmet Qema, 27-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e së hënës me armë zjarri në rrugën ‘5 Maji’, ishte një personazh i njohur për publikun edhe në rrjetet sociale. Shpeshherë ai shihej nën shoqërinë e reperave të njohur dhe është bërë pjesë e disa videoklipëve.

Fotografia e fundit e Qemës i njohur ndryshe si ‘Tallman’ në rrjete sociale ishte së bashku me moderatorin, Meriton Mjekiqi, reperin Marin.

Marjus Dema është autori i vrasjes dhe me 27-vjeçarin Mehmet Qema, mësohet se ishin shokë.

Qema është qëlluar vetëm me një plumb në gjoks dhe është dërguar në QSUT nga djemtë e tjerë, që ndodheshin aty, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të rënda.

Po ashtu policia kishte shpallur në kërkim edhe shtetasit Erlind Peka, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Është vetëdorëzuar në policia autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë. Marjus Dema, 28 vjeç, i cili dyshohet si autor i vrasjes së shokut të tij është vetëdorëzuar pas negociatave të familjarëve mes policisë dhe autorit. Sakaq në polici është vetëdorëzuar edhe Frenkli Myftari, i cili ishte shpallur në kërkim për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

E para që ka reaguar ka qenë këngëtarja e njohur shqiptare, Baby G, e cila kishte lidhje miqësie me viktimën. Me një postim në Instagram ajo shkruan”: “Nuk mund ta besoj! U prefsh në paqe! Nuk kam fjalë!”

Këngëtarja kishte lidhje miqësie me viktimën dhe shkruan se: “Nuk mund ta besoj! U prefsh në paqe! Nuk kam fjalë!”

Viktima dhe autori rezultojnë të jenë miq të Blerim Hotit, të njohur ndryshe si Lim Hoti, i cili më herët ka qenë dhe i dashuri i këngëtares.

Erlind Pekën, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, të gjithë miq të viktimës Mehmet Qema , 27 vjeç, janë vetëdorëzuar në polici. Ata ishin shpallur në kërkim nga policia për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ishin të pranishëm gjatë vrasjes që ndodhi në lokalin e autorit Marjus Dema,

(Kosova Sot Online)