Vazhdojnë dramat!, Murati në lidhje, po pret të bëhet baba?!

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 15:21
Vazhdojnë dramat!, Murati në lidhje, po pret të bëhet baba?!

Dramat në ‘’Për’puthen’’ nuk kanë të ndalur.

Kësaj radhe protagonist është Murati, djaloshi turk, i cili u bë pjesë e programi nga gjysma e tij.

Murati ditë më parë ishte deklaruar se ishte në program vetëm për Olën, e cila ditët e fundit ka shprehur dyshimet e saj për një lidhje jashtë të tij.

Ajo solli në studio një foto, e cila e ka bërë të dyshojë se Murati mund të ketë nisur njohjen me një vajzë tjetër jashtë programit. Vajza në fjalë kishte bërë tek thonjtë e saj inicialet e biznesit të ri të Muratit.

Kjo gjë u mohua nga konkurrenti por tani janë ngritur zëra se dyshimet e Olës janë të vërteta.
Sipas mediave, Murati me vajzën është në lidhje prej kohësh madje po presin që së shpejti do të bëhen prindër.

Nuk dihet ende vërtetësia e këtij lajmi, por një gjë dihet që befasitë jashtë programit janë më të mëdha se ato brenda deri më tani.

(Kosova Sot Online)