Lajmërohet burri i Fjolla Morinës, u përgjigjet raportimeve për ndarje

  • A.P /
  • 12 May 2021 - 16:31
Lajmërohet burri i Fjolla Morinës, u përgjigjet raportimeve për ndarje

Fisnik Syla ka thyer heshtjen sa i përket raportimeve se ai dhe Fjolla Morina i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Fisnik Syla ka zgjedhur që raportimeve t’iu përgjigjet me një fotografi nga pushimet me Fjolla Morinën, në përshkrimin e së cilës ai ua ka uruar të gjithëve festën e Fitër Bajramit.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, ka shkruar ndër të tjera Fisnik Syla në foton e publikuar në InstaStory.

Image

(Kosova Sot Online)